Mustafa: Fermerët e Kamenicës do ta kenë përkrahjen tonë

Mustafa: Fermerët e Kamenicës do ta kenë përkrahjen tonë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka njoftuar se bashkë me Kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin i kanë vizituar sot fermerët e kësaj komune.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se fermerët e Kamenicës do ta kenë përkrahjen e Ministrisë.

“Fermerët e Kamenicës do ta kenë përkrahjen tonë. Bashkë me kryetarin Qëndron Kastrati vizituam disa fermerë të njoftohemi me sfidat e tyre në kohë pandemie dhe t’i njoftomë për programet përkrahëse të Ministrisë dhe Komunës”, ka shkruar Mustafa.