
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar një status në Facebook përplot me lëvdatat për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi ka miratuar edhe në leximin e dytë rishikimin e buxhetit dhe për Mustafën, kjo tregon vetëdije të tyre të lartë.
“Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake”, shkruan ish kryeministri i Kosovës.
“Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin”.
“Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj”./Insajderi.com