
Shkodran Mustafi raportohet se ka filluar bisedimet me Arsenalin për të shkëputur kontratën.
Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane nuk është i lumtur te The Gunners dhe e dëshiron largimin sa më parë, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton Football London, Mustafi i ka bërë me dije agjentit të tij se kërkon që të largohet sa më parë nga skuadra londineze.
Shumë skuadra nga Serie A dhe Gjermania e duan transferimin e tij, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë qëndrimin edhe në Angli.
Kontrata e Mustafit skadon në fund të këtij edicioni dhe do të jetë i lirë që të vendos për të ardhmen e tij.
Besohet se Lazio dhe Udinese janë duke shfaqur interesim për të e që aty janë edhe Borussia Monchegladbach e Genoa./Insajderi.com