Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, do të luajë për herë të parë në Bundesligë, në pjesën e parë të këtij viti, transmeton Insajderi.
Mustafi të hënën mbrëma ka kompletuar transferimin te Schalke, duke firmosur kontratë të vlefshme deri në fund të edicionit aktual.
Te Arsenali, ku mbrojtësi ka luajtur deri më tani, kanë vlerësuar kontributin e Mustafit.
“Ai luajti një pjesë shumë të rëndësishme në sezonin tim të parë si trajner dhe unë do ta falënderoj për profesionalizimin e tij dhe që ka qenë i gatshëm gjithmonë. I dëshirojmë suksese te Schalke”, ka thënë trajneri Mikel Arteta.
Schalke të hënën mbrëma e liroi në huazim turkun Ozan Kabak te Liverpooli dhe në vend të tij solli Mustafin, kampionin e botës me Gjermaninë nga viti 2014.
Kontrata e Mustafit është e vlefshme deri në fund të edicionit aktual, por detajet e saj nuk janë bërë të ditura. /Insajderi.com