
Mbrojtësi i Gjermanisë me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi brenda 72 orëve të ardhshme do të zyrtarizohet te skuadra e njohur angleze, Arsenal, raporton faqja e njohur sportive Goal.
Arsenali është në prag të përfundimit të nënshkrimit me qendërmbrojtësin që vesh fanellën e Kombëtares së Gjermanisë, dhe ky transferim pritet të mbyllet shpejtë, pasi që lojtari momentalisht ndodhet në Londër, sipas Goal, njofton Insajderi.
24 vjeçari ka disa javë që i ka shkelur syrin trajnerit Arsene Wenger, që e sheh si zgjidhje ideale e problemeve në mbrojtje.
Mustafi do të bëhet transferimi i gjashtë i Arsenalit këtë afat kalimtar, pas Granit Xhaka, Rob Holding, Takuma Asano dhe Kelechi Nwakali. /Insajderi.com