Mustafi refuzon të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

Mustafi refuzon të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

Shkodran Mustafi ka refuzuar ofertën e Arsenalit për kontratë të re dhe planifikon ta lë klubin në fund të sezonit, shkruan Football London, njofton Insajderi.

Shqiptarit që luan për kombëtaren e Gjermanisë, në fund të këtij sezoni i skadon kontrata, por ai raportohet se po refuzon të nënshkruajë një të re.

28 vjeçari ishte vazhdimisht në 11-shen startuese të Mikel Artetas, derisa lëndoi gjurin në korrik.

Ai tani është rikthyer dhe bëri paraqitjen e parë kundër Leicester të shtunën.

Por, siç raporton edhe Goal, ka njoftuar zyrtarët e klubit se e ka ndërmend të largohet nga Arsenali dhe të kërkojë një sfidë të re me një tjetër klub./Insajderi.com