Mustafi shihet si zëvendësim ideal në rast të largimit të Skriniar te Inter

Mustafi shihet si zëvendësim ideal në rast të largimit të Skriniar te Inter

Gafat e kanë përndjekur në karrierë, por bashkë me to edhe klubet e mëdha. Pavarësisht gabimeve në fushë, fati i ka buzëqeshur shpesh Mustafit me fanellat që ka mbajtur veshur, njofton Insajderi.

Nga Sampdoria e Valencia, mbrojtësi shqiptar bëri më pas kalimin e madh në radhët e Arsenalit. Megjithatë në vitet e fundit në Londër nuk ishin aspak të këndshme, teksa tifozët do e cilësonin si një dështim.

Kështu pista e vetme për të mbetej largimi dhe në janar firmosi për një skuadër me tradita në futbollin gjerman si Shalke 04, ku gafat vazhdojnë ta ndjekin nga pas. Por kjo nuk e ka dalur interesimin nga emra të mëdhenj të futbollit europian.

Sipas “Tuttosport”, është Interi ai që ka rënë në gjurmët e Shkodran Mustafit, duke e pasur futbollistin shqiptar si një nga alternativat për prapavijën për sezonin e ardhshëm, ose edhe si një mundësi e mirë zëvendësimi për sllovakun Milan Skriniar, i cili mund të largohet nga italianët në fund të stinorit. /Insajderi.com