Muzeu Britanik nuk do të largojë objektet kontraverse nga ekspozimi

Muzeu Britanik nuk do të largojë objektet kontraverse nga ekspozimi

Muzeu Britanik ka thënë se nuk ka për qëllim të largojë objektet kontraverse nga ekspozimi.

Kjo deklaratë vjen pasi muzeu dhe institucione të tjera kulturore morën një letër paralajmëruese nga qeveria lidhur me këtë gjë, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Sekretari i kulturës Oliver Dowden tha se muzetë e financuara nga shteti mund të humbin mbështetjen nëse largojnë këto artefakte.

Në një deklaratë për BBC thuhet se “Muzeu Britanik nuk ka për qëllim të largojë objektet kontraverse nga ekspozimi publik”.

Mirëpo sipas kësaj deklarate këto objekte do të kontekstualizohen.

“Në vend të kësaj do të tentohet që këto objekte të kontekstualizohen ose të riinterpretohen në mënyrë që publiku të mund të mësoj për to në tërësi”./Insajderi.com