Muzeu i Luvrit rihapet me rregulla të reja pas humbjeve të mëdha për shkak të Coronavirusit

Muzeu i Luvrit rihapet me rregulla të reja pas humbjeve të mëdha për shkak të Coronavirusit

Një prej vendeve më të vizituara në botë nga turistët ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e pandemisë.

Muzeu ikonik i artit në Luvër ka humbur më shumë 40 mijë euro nga masat e izolimit, raporton Independent, shkruan Insajderi.

Vizitorët duhet të përshtaten me masat e reja përderisa bëjnë turin nëpër muze, të cilat përfshijnë qëndrimin në largësi të markuara në dysheme.

Luvri është një prej muzeve më të vizituar të botës.

Në një konferencë për media në javën e kaluar, Martinez tha: “Kemi humbur rreth 80% të publikut. 75% të vizitorëve janë të huaj.”/Insajderi.com