Muzikanti iranian arrestohet sepse punonte me gra

Muzikanti iranian arrestohet sepse punonte me gra

Muzikanti iranian Mehdi Rajabian thotë se po përballet me gjyq sepse bashkëpunoi me këngëtare dhe valltare femra, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

30-vjeçari, i cili tashmë është burgosur dy herë me akuza në lidhje me muzikën e tij, thotë se ai u arrestua dy javë më parë për projektin e tij të fundit.

Albumi, i cili nuk është përfunduar ende, pritet të përfshijë vokaliste femra – të cilat në mënyrë efektive janë të ndaluara në Iran.

“Ky regjim dëshiron të ngulfasë zërin tim,” i tha Rajabian për BBC. “Ata insistojnë që unë të ndal muzikën”.

Muzikanti, i cili është me qendër në Sari në veri të Iranit, thotë se është thirrur nga policia e sigurisë më 10 gusht, i cili e arrestoi atë dhe e çoi në gjyq.

Rajabian thotë se një gjykatës i tha atij projektin e tij të fundit “inkurajoi prostitucionin”. Ai u la i lirë vetëm sepse familja e tij ishte në gjendje të paguanin dorëzaninë.

“Nëse bëj muzikë, ata menjëherë do të anulojnë dorëzaninë time,” tha muzikanti. “Tani për tani duhet të pres ditën e gjykimit”.

Rajabian tha se arrestimi erdhi pasi ai dha një intervistë në BBC në lidhje me albumin e tij të ardhshëm; dhe publikimi i një videoje ku shfaqet balerina e njohur klasike persiane Helia Bandeh duke interpretuar muzikën e tij. /Insajderi.com