Myrto Uzuni flet për median spanjolle “AS”

Myrto Uzuni flet për median spanjolle “AS”

Myrto Uzuni është padyshim shqiptari i momentit. Talenti beratas rrëmbeu skenën me golin e shënuar në Torino ndaj Juventusit në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Së fundmi, 25 vjeçari, ka përfunduar në fokusin e medias së madhe spanjolle “AS”, e cila i ka kushtuar një artikull special Uzunit, gjatë një interviste me këtë të fundit, njofton Insajderi.

“Kur isha 10 vjeç familja ime vendosi të largohej nga Berati, për të emigruar drejt Greqisë. Kishte vetëm dy mënyrë, kalo malin në udhëtim tre ditor dhe tre netë me vëllain e vogël tre vjeç mbi shpinë, ose paguajë 8.000 euro për udhëtim të paligjshëm, por të sigurt. Prindërit zgjodhën mundësinë e dytë dhe këtu fillon historia. I detyrohem gjithçka familjes time, e cila u kthye në Shqipëri në mënyrë që të luaja futboll. Unë kurrë nuk hoqa dorë nga ëndrra ime.

Ne shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët ndërsa nëna ime lante enët në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, duke ndihmuar mamin. Punoja 12 orë dhe luajta futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6:00. Unë kurrë nuk e ndalova ëndrrën time. U përpoqa të bëja një provë te Olimpiakos në mënyrë që ata të mund të shihnin talentin tim, por nuk munda, pasi nuk i kisha dokumentet në rregull”, tregon ndër të tjera Uzuni.

“Cristiano Ronaldo është referenca ime, unë e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivi im. Në Shqipëri nuk ka shumë akademi. Ky ishte problemi. Unë gjithashtu duhej të paguaja 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për fugonin që të më dërgonte në ndeshje. Nuk kisha para dhe nuk ndaloja së qari në shtëpi”, vijon rrëfimin futbollisti beratas për prestigjiozen “AS”. /Insajderi.com