Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin e tij në Hungari. Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur me gola këtë sezon, ku pak më parë ka shënuar të tetin me fanellën e Ferencvaros-it, njofton Insajderi.
Kampionët e kampionatit hungarez kanë fituar me shifrat 1-0 dhe është pikërisht goli i ardhur nga këmba e Uzunit ai që i ka dhuruar tre pikët.
Me gjuajtje perfekte jashtë zone, teksa topi ishte ende në ajër, sulmuesi shqiptar e dërgon topin ngjitur me shtyllën në cepin e portës. Një ekzekutim perfekt ky i 25 vjeçarit, që zgjedh teknikën në një moment kur të gjithë prisnin një gjuajtje të fuqishme drejt portës. /Insajderi.com