Myrto Uzuni shënon nga goditja e dënimit, shpëton nga humbja Ferencvaros-in

Myrto Uzuni shënon nga goditja e dënimit, shpëton nga humbja Ferencvaros-in

Myrto Uzuni është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë gjysmë të dytë të sezonit, njofton Insajderi.

Sulmuesi nga Berati ka qenë perfekt nga goditja e dënimit, nga ku e ndal topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë portierit kundërshtar të reagojë. Goli erdhi në minutën e 81-të, duke shpëtuar kështu ekipin e Ferencvaros nga humbja.

Përballja me Puskas Academy ka përfunduar në shifrat 1-1 dhe ekipet kanë dalë me nga një pikë nga fusha e blertë. Uzuni vijon kështu të ruajë formën e tij të shkëlqyer në një sezon që duket se do të flasë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. /Insajderi.com