
Myrto Uzuni nuk njeh të ndalur në Hungari këtë sezon. Viti 2021 ka nisur në mënyrën më mundshme për sulmuesin shqiptar, i cili ka shënuar rregullisht në takimet e fundit, njofton Insajderi.
Mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe goli i katërt në po aq ndeshje radhazi. Por këtë herë kjo rrjetë e tundur ka qenë më e veçantë për 25 vjeçarin, teksa ka arritur të shënojë në derbi.
Ferencvaros ka mposhtur me shifrat 4:0 Ujpestin, ndërsa goli i tretë i kësaj përballje do të mbante autorësinë e Myrto Uzunit.
Lojtari i Kombëtares shqiptare përfitoi nga një top i mbetur në zonë, duke e shtyrë me kujdes në drejtim të rrjetës. /Insajderi.com