Nadal dhe Djokovic janë finalistët e French Open

Nadal dhe Djokovic janë finalistët e French Open

Tenisieri spanjoll, Rafael Nadal dhe ai serb, Novak Djokovic, janë dy finalistët e sivjetmë të French Open, njofton Insajderi.

Për të arritur në finale, të dy tenisierët, kanë pasur punë të vështirë, pasi Djokovic e mposhti me vështirësi grekun Tsitsipas (3-2 në sete) ndërsa Nadal mposhti thjeshtë 3-0 në sete Schëartzman.

Dy prej tenisierëve më të mirë të dekadës së fundit do të ndeshen mes vete në fushën me dhe të French Open, fushë e cila i shkon për shtati më shumë spanjollit, Rafael Nada, prandaj edhe ai shihet si favorit për të fituar këtë finale, ani pse përballë ka një prej tenisierëve gjigant botërorë, siç është Djokovic.

38 milionë euro, do të ndahen për finalistët e këtij sezoni në French Open./Insajderi.com.