
Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi për herën e 13-të në karrierë turneun “French Open” (Roland Garros) pasi mposhti në finale serbin Novak Xhokoviç në 3 sete (6-0, 6-2 dhe 7-5), njofton Insajderi.
Numri dy i botës ishte i pakonkurueshëm përballë liderit të tenistëve meshkuj Djokovic. Triumfi i sotëm i 34 vjeçarit regjistroi një tjetër arritje personale (20 tituj të ‘Grand Slam’-eve në karrierë) duke barazuar rekordin e një tjetër ikone të tenisit Roxher Federerit, njërit prej rivalëve më të mëdhenj të spanjollit Nadal.
Nadal konsiderohet si tenisti më i mirë në fushat me rërë të kuqe. /Insajderi.com