
U raportua të martën se futbollisti i RB Leipzig, Timo Werner nuk do të luaj për ekipin gjerman në Ligën e Kampionëve, dhe se tenton sa më shpejt të largohet në Chelsea.
Por, nuk do ta ketë aq të lehtë ti realizoj këto dy dëshira, sepse po sot ka folur trajneri i tij te Leipzig, Julian Nagelsmann.
Si zakonisht, ai është në planet e mia për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Werner është lojtari ynë dhe nuk ka nënshkruar për askënd tjetër. Rëndësia e tij për Leipzig është e jashtëzakonshme’ ka thënë Nagelsmann për Goal.
Aktualisht, vlera reale e tregut e Timo Werner është 64 milion euro.
Këtë sezon, ka statistika fantastike: 42 ndeshje, 31 gola, 13 asistime për Leipzig në gjitha garat.
/Insajderi.com/