Senzacion është duke u konsideruar ekipi i RB Leipzig, pasi këta të fundit mbrëmë e kanë eliminuar nga çerekfinalja ekipin e Atletico Madrid.
Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, ka deklaruar se ekipi i tij e meritoi plotësisht kalimin në gjysmëfinale.
“Nuk dua të flas për titullin e Ligës së Kampionëve, dua të flas si të shkojmë në finale, pastaj flasim për titullin”, tha Nagelsmann, transmeton Insajderi.
“Kjo skuadër(RB Leipzig), ka mposhtur ekipin e Tottenahm dhe tani Ateltico Madrid. Kjo nuk ka të bëjë me mua e Mourinho-n ose Simeone-n, por me ekipin e bashkuar.”, shtoi trajneri gjerman.
“Diego Dimeone, ishte shumë korrekt pas ndeshjes, ai ma dha dorën the më përgëzoi për fitoren, duke më thënë se ishte e merituar”, përfundoi Julian Nagelsmann.
Nalesman, është trajneri më i ri në moshë që ka prekur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, si dhe RB Leipzig, është klubi më i ri që ka arritur këtë sukses, pasi ekipi i RB Leipzig u formua në vitin 2009./Insajderi.com.