Nainggolan “braktis” Belgjikën

Nainggolan “braktis” Belgjikën

Radja Nainggolan braktis kombëtaren belge. Mesfushori i Romës nuk e ka pritur mirë faktin që nuk u grumbullua nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Greqinë për eliminatoret e Botërorit 2018 dhe për këtë arsye ai deklaroi tërheqjen përfundimtare nga përfaqësuesja.

Që nga ardhja në pankinë e Martinez, Nainggolan nuk ka qenë rregullisht në skuadrën e Belgjikës dhe lënia jashtë saj në dy sfidat e fundit bëri që 29-vjeçari të humbasë durimin.

“Trajneri më mori 1 orë përpara se të publikonte listën e të grumbulluarve dhe më tha se kishte përshtypjen se nuk isha shumë i fokusuar në ndeshjet e përfaqësueses belge gjatë ndeshjeve eliminatore të muajit qershor”, deklaroi Nainggolan për median belge. “Gati shpërtheva nga zemërimi kur e dëgjova diçka të tillë. Tani unë deklaroj se do të heq dorë nga ndeshjet e përfaqësueses. Nuk ka më asnjë kuptim. Preferoi të marrë në skuadër Tielemans që nuk aktivizohet shumë te Monaco, ndërsa unë luajta 52 ndeshje me Romën në Serinë A”.

Radja Naiinggolan më pas theksoi se tani do të japë gjithçka për skuadrën e Romës  si në kampionatin italian ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.