
Namibia e ka refuzuar një ofertë gjermane për kompenzim të vrasjeve masive të qindra mijëra njerëzve indigjen para një shekulli.
Okupuesit gjerman në Namibi pothuajse shkatërruan njerëzit nga Herero dhe Nama, gjatë viteve 1904 dhe 1908. Disa historianë e kanë përshkruar këtë si gjenocidin e parë të shekullit 20, raporton The Guardian, shkruan Insajderi.
Dy shtetet ishin duke diskutuar një marrëveshje të një kërkim faljeje nga Gjermania, por duket sikur nuk ishte momenti i duhur.
Presidenti i Namibias, Hage Geingbob, tha se oferta e tanishme për kompenzim nga Gjermania është e papranueshme dhe duhet rishikuar.
Ende nuk janë dhënë detaje për propozimin e Berlinit por burime të pakonfirmuara kanë thënë se ishte një shumë prej 10m eurosh.
Ky kompenzim vjen në kohën e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ ku shumë monumente kolonialiste janë duke u hequr prej shesheve të qyteteve dhe po u ndërrohen edhe emrat e rrugëve.
Vendet e tjera në Afrikë janë duke vëzhguar këto negociata mes Nambisë dhe Gjermanisë nga afër, përderisa konsiderojnë faktin që edhe ato vetë të kërkojnë kompensim për dhunën e fuqive evropiane.
Ruprech Polenz, negociatori gjerman, tha se “ajo që ka rëndësi është që këto negociata do të vazhdojnë dhe se ai është optimist që do të gjendet zgjidhja.”
Një zyrtar namibian i përfshirë në këto negociata dhe se Gjermania ka propozuar shumën si mënyrë alternative për të ‘shëruar plagët’.
Gjermania ishte një prej vendeve që më së voni e kolonizoi Afrikën mirëpo pasojat e këtij veprimi ishin të mëdha. Ata konfiskuan toka dhe njerëzit vendas u dhunuan fizikisht dhe seksualisht dhe u vranë./Insajderi.com