Nantes në vend të Domenech të shkarkuar, në pankinë sjellë ish-trajnerin e PSG-së

Nantes në vend të Domenech të shkarkuar, në pankinë sjellë ish-trajnerin e PSG-së

Klubi i Ligës së Parë të Futbollit të Francës (Ligue 1), Nantes, në vend të trajnerit Raymond Domenech, ka emëruar Antoine Kombouare, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit nga klubi, me 69 vjeçarin i cili nuk i dha hovin e pritur klubit janë ndarë rrugët.

Në vend të Domenech në detyrë është sjellë një trajner tjetër francez, Antoine Kombouare.

Domenech i cili prej viti 2010 nuk ishte trajner i asnjë klubit, në krye të Nantes kaloi më 26 dhjetor. Në drejtim të Domenech klubi nuk arriti të fitojë në tetë ndeshje, prej të cilëve arriti katër barazim dhe katër humbje.

Ndërsa 57 vjeçari Kombouare i cili së fundmi ishte trajneri Toulouse, më parë ka qenë pjesë e klubeve Strasbourg, Valenciennes, Paris Saint-Germain, Lens, Guingamp dhe Dijon. /Insajderi.com