
Naomi Osaka dhe Jennifer Brady të shtunën do të përballen në finalen e Australian Open 2021, njofton Insajderi.
Osaka, e cila fitoi turneun në vitin 2019, kaloi në finale me një fitore të vendosur ndaj yllit amerikan Serena Williams.
23-vjeçarja hapi rrugën e saj për një fitore me rezultat 6-3, 6-4 në Rod Laver Arena në Melburn, fitorja e saj e 20-të.
Amerikanja Brady, e 22-ta e renditur në botë, e mposhti kundërshtaren e saj çeke Karolina Muchova me 6-4, 3-6, 6-4 në gjysmëfinalen tjetër të së enjtes.
Përballja e së shtunës me Osaka do të jetë finalja e parë e Brady-it për Grand Slam. /Insajderi.com