Napoli eliminon nga Kupa e Italisë ekipin e Empolit

Napoli eliminon nga Kupa e Italisë ekipin e Empolit

Napoli ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Empoli në një sfidë tepër të luftuar nga të dyja skuadrat, njofton Insajderi.

Skuadra napoletane kualifikohet për më tej në Kupën e Italisë dhe në çerek-finalen do të gjejë fituesen e çiftit Roma-Spezia.

Lojtari më i mirë i Empolit ishte, Nadim Bajrami futbollisti me origjinë shqiptare i cili realizoi dy gola për skuadrën e tij në minutat 33’ dhe 68-të.

Për napoletanët shënuan Di Lorenzo (18’) i cili krijoi epërsinë e parë për vendasit, Lozano (38’) dhe Petagna golin e tretë dhe të fitores (77’). Vlen të theksohet se me Empolin bëri debutimin një djalosh 18 vjeçar shqiptar, Kristijan Asllani. /Insajderi.com