Napoli fiton ndaj Fiorentinës në Firence, skuadra e Gattusos afër sigurimit të zonës Champions

Napoli fiton ndaj Fiorentinës në Firence, skuadra e Gattusos afër sigurimit të zonës Champions

Napoli arriti të triumfonte me rezultatin 0-2 ndaj Fiorentinës në transfertë. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për fatet e sezoneve të skuadrës napolitane, për sa i përket zonës Champions League, njofton Insajderi.

Protagonist te goli i parë, i skuadrës së Gattusos, ishte ish-mbrojtësi i Drenicës dhe Partizanit, Amir Rrahmani, i cili fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Insigne në minutën e 56-të.

Për golin e dytë mendoi Zielinski në minutën e 67-të. Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë përballje është edhe Elseid Hysaj, që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të. Shkodrani bëri një paraqitje pozitive në këtë përballje, duke qenë i pakalueshëm në krahun e tij.

Sfidën e fundit të kampionatit, Napoli do e luajë në shtëpi ndaj Veronës, një fitore në këtë përballje do të përkthehej në një “biletë” Champions-i. /Insajderi.com