Napoli gjen zëvendësuesin e Elseid Hysajt

Napoli gjen zëvendësuesin e Elseid Hysajt

Çështja Elseid Hysaj sipas yë gjitha gjasave ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Mbrojtësi shqiptar është tashmë një kapitull i mbyllur për Napolin, njofton Insajderi.

Kontrata e shkodranit përfundon në qershor dhe gjasat për rinovim janë të pakta. Në këto kushte të “kaltrit” do të humbasin me parametra zero lojtarin e Kombëtares “kuqezi”.

Megjithatë në klubin napoletan nuk kanë qendruar duarkryq dhe kanë gati zëvendësuesin e Hysajt. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Napoli është i interesuar për shërbimet e Gabriele Zappa-s. Ky i fundit luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kartonin e tij e zotëron Cagliari. Gjithashtu një tjetër dëshirë në merkato për të “kaltrit” është edhe Mattia Zaccagni i Hellas Veronës. /Insajderi.com