Napoli “kërcënon” Real Madrid, 18 ndeshje pa humbje

Napoli “kërcënon” Real Madrid, 18 ndeshje pa humbje

Skuadra e Napolit po kalon një moment të mirë, e cila deri më tani nuk ka shënuar humbje prej 18 ndeshjesh (Kampionat, Kupa e Italisë dhe Champions).

Futbollistët e trajnerit Sarri kërkojnë të befasojnë sërish, teksa të mërkurën do të luajnë në Champions ndaj Real Madrid, pikërisht në “Santiago Bernabeu”, shkruan telesport.

Një prej atyre që beson se napoletanët mund të dalin me rezultat pozitiv nga kjo sfidë është sllovaku Marek Hamsik, që nuk kërkon të zhgënjejë tifozët që do të ndjekin këtë sfidë në Spanjë.

“Do të përballemi me një nga skuadrat më të mira në botë, por ne do të luajmë lojën tonë, pasi duam të kënaqim tifozët tanë”, u shpreh Hamsik për mediat italiane.

Në kampionat, Napoli ka arritur 9 fitore dhe 5 barazime në 14 takimet e fundit, duke qenë në vendin e dytë, një ekip që po kalon një moment të mirë. /Insajderi.com