Napoli, lider i ri i Series A

Napoli, lider i ri i Series A

Derbi i javës në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Juventusit ka përfunduar në të mirë të ekipit vendas.

Napoletanët edhe pse ishin në disavantazh 0-1, arritën që të përmbysin rrezultatin në 2-1 dhe arkëtuan tre pikë të “arta”, shkruan Insajderi.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Alvaro Morata, në minutën e dhjetë të ndeshjes, kurse për golin e barazimit që u shënua nga Mateo Politano u desh të pritej deri në minutën e 57-të.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim, në “skenë” doli qendërmbrojtësi, Kalidou Koulibaly që shënoi gol pesë minuta pa përfunduar takimi.

Me këtë fitore, Napoli është lider i ri në Serie A, me nëntë pikë prej tre ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërsa, Juventusi gjendet në vendin e 16-të me vetëm një pikë nga tre ndeshjet e para, dëshmi kjo që tregon më së miri krizën që janë duke kaluar ata./Insajderi.com

Goli i fitores i shënuar nga Koulibaly