
Napoli pret ditën e sotme Romën në shtëpi, në atë që është edhe kryendeshja e Serisë A për këtë fundjavë, njofton Insajderi.
Të “kaltrit” kanë marrë vendimin për të ndryshuar fanellën për këtë ndeshje, në nder të ndarjes nga jeta e Maradonës, legjendës së klubit dhe Argjentinës.
Sponsori “Partenopei” ka marrë leje në federatën italiane, që për ndeshjen e sotme lojtarët e Napolit të paraqiten me një fanellë ndryshe nga herët e tjera.
Skuadra napolitane do të futet në fushë ditën e sotme me një fanellë thuajse të njëjtë me atë të Argjentinës, ku luante Maradona dhe arriti suksese të mëdha. Një gjest i shkëlqyer ky i Napolit, të cilët gjithashtu kanë vendosur që edhe stadiumit t’i vendosin emrin e legjendës argjentinase. /Insajderi.com