Napoli mposht bindshëm Udinesen, ekipi i Gattusos kalon në vendin e dytë në ligë

Napoli mposht bindshëm Udinesen, ekipi i Gattusos kalon në vendin e dytë në ligë

Napoli vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Të besuarit e Gattusos, triumfuan me rezultatin 5-1 ndaj Udineses, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A, njofton Insajderi.

Në këtë përballje u aktivizuan nga minuta e parë edhe Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Shkodrani u zëvendësua në minutën e 84-të nga Mario Rui, ndërkohë që mbrojtësi i Kosovës, qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Zielinsky, Fabian Ruiz, Lozano, Di Lorenzo dhe Insigne ishin autoret e golave për Napolin, në triumfin e sotëm, ndërkohë që për miqtë nga Udine, realizoi Okaka në minutën e 41-të.

Me këtë fitore Napoli u ngjit në kuotën e 73 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e dytë. /Insajderi.com