Napoli mposht Spezian, ekipi i Ismajlit rrezikon rënien një kategori më poshtë

Napoli mposht Spezian, ekipi i Ismajlit rrezikon rënien një kategori më poshtë

Napoli ka arritur një fitore tepër të rëndësishme për zonën Champions, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-4 skuadrën e Spezias në transfertë, me një super Ozimhen i cili realizoi dy gola, njofton Insajderi.

Kjo sfidë ishte edhe një derbi shqiptarësh pasi tek Napoli titullarë u aktivizuan dyshja Hysaj-Rrahmani dhe tek Spezia luante që nga fillimi i sfidës Ardian Ismajli.

Golat e tjerë për skuadrën napoletane u shënuan nga Zielinski dhe Lozano. Me këtë sukses skuadra e drejtuar nga Ivan Gennaro Gattuso renditet e dyta në kuotën e 70 pikëve, teksa Spezia ndodhet në vendin e 16-të me 34 pikë, duke rrezikuar rënien në Serie B. /Insajderi.com