Napoli ka shfrytëzuar mirë humbjen e Interit.
Skuadra e Napolit është rikthyer në krye të tabelës në Serie A, pasi ka mposhtur 1:3 në udhëtim Torinon.
Favor të madh Napolit i bëri skuadra e Udineses që mposhti Interin në ‘San Siro’.
Koulibaly, Zielinski dhe Hamsik shënuan për Napolin në fitoren ndaj Torinos.