Napoli shkarkon Gattuso

Napoli shkarkon Gattuso

Dështimi për të siguruar një vend të Ligën e Kampionëve ka bërë që ekipi italian Napoli të shkarkojë trajnerin Gennaro Gattuso, njofton Insajderi.

Shkarkimi erdhi pak para mesnatës në një njoftim urgjent të kryesisë së Klubit.

Italiani kishte gjasa që me pozitën e katërt në tabelë t’i dërgojë napolitanët në Champions, por Juventusi ia rrëmbeu për pak këtë pozitë.

Nga Italia në Ligën e Kampionëve, pas disa vjetësh, është rikthyer Milani.

Pos Juventusit nga vendi i katërt dhe Milanit nga vendi i dytë, nga Seria A janë kualifikuar edhe Atalanta nga pozita e tretë dhe Inter që është shpallur edhe kampion i ligës.