Napoli shkatërron Genoan, Milan fiton ndaj Crotones

Napoli shkatërron Genoan, Milan fiton ndaj Crotones

Në kuadër të gjiros së dytë në Serie A, Napoli ishte vendas i Genoas ku e shkatërroi skuadrën mike, ndërsa Milan arriti fitore si mysafire e Crotones, njofton Insajderi.

Napoli në gjiron e dytë, priste Genoan, të cilën e shkatërroi me lojë dhe rezultat. Pas 90’ minutave lojë, tabela tregonte për rezultatin 6:0 në favor të skuadrës së udhëhequr nga Gennaro Gattuso.

Golin e parë e shënoi Lozano në minutën e 10’, më rezultat 1:0 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, napolitanët shënuar edhe pesë herë të tjera.

Zielinski shënoi për 2:0 (46’). Për 3:0 shënoi Mertens (57’), për 4:0 shënoi përsëri meksikani Lozano (65’), ndërsa golin e pestë në takim e shënoi maqedoni Elmas (69’). Për rezultatin final 5:0, shënoi Politano (72’).

Duhet cekur se mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani nuk u inkuadrua asnjë minutë të vetëm në këtë takim.

Në anën tjetër Milan, arriti të shënonte fitore me rezultat 0:2 ndaj Crotones.

Në fund të pjesës së parë, Kessie shënoi nga pika e  bardhë për epërsinë e parë të milanezëve.

Në pjesën e dytë, rezultati u dyfishua nga sulmuesi i transferuar nga Real Madrid këtë afat kalimtar, Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 50’ të takimit, për shifrat përfundimtare 0:2. /Insajder.com