Napoli bën goditjen e parë në afatin kalimtar dimëror, njofton Insajderi. Klubi i kaltër ka siguruar shërbimet e Mattia Zaccagni të Hellas Veronës. I kanë mjaftuar një gol dhe asist mesfushorit 25 vjeçar italian që të bindë teknikun italian të Napolit, Gennaro Gattuson, t’a blejë përfundimisht nga Verona.
Klubi nga Kampanja ka për synim t’a lërë në huazim gjashtë mujor tek Verona si Rrahmanin vitin e kaluar.
Shifrat e operacionit thuhet se janë 10 milionë euro.
Zacaagni është aktivizuar në total në 20 sfida këtë sezon ku ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar shtatë asiste. /Insajderi.com