Napoli vs Milan, formacionet zyrtare

Napoli vs Milan, formacionet zyrtare

Derbi i javës së tetë në Serie A, zhvillohet në stadiumin “San Paolo”, ku Napoli pret befasinë e këtij fillim sezoni në elitën e futbollit italian, Milanin, njofton Insajderi.

Të dy ekipet kanë treguar rezultate bindëse në këtë sezon në Serie A, ku Milan momentalisht ka formën më të mirë, pasi ndodhet tre pikë para napolitanëve. Napoli ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa Milan ndodhet në vendin e dytë në tabelë.

Para fillimit të ndeshjes, Gattuso dhe Pioli, kanë bërë publike formacionet startuese të takimit.

Gennaro Gattuso luanë me formacionin 4-3-3, Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Bakayoko; Politano, Lozano,  Insigne; Mertens.

Në anën tjetër, Stefano Pioli i kundërpërgjigjet me 4-2-3-1, Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic. /Insajderi.com