
Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet në “Diego Armando Maradona”, ku Napoli pret mysafirët nga Spanja, ekipin e Real Socided, njofton Insajderi.
Momentalisht kryeson grupin Napoli me 10 pikë, ndërsa nga tetë pikë kanë Sociedad dhe AZ Alkmaar, ku holandezët ndeshjen e fundit udhëtojnë në Kroaci për tu ndeshur me Rijekën.
Gattuso do të luajë me skemën sulmuese 4-3-3, ndërsa Imanol Alguacil do të luajë me skemën 4-4-2, me Adnan Januzaj në sulm.
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Zielinski, Fabian, Bakayoko; Lozano, Mertens, Insigne.
Sociedad: Remiro; Monreal, Le Normand, Zubeldia, Zaldua; Zubimendi, Merino, Guevara, Portu; Jose, Januzaj. /Insajderi.com