
Luciano Spalletti është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, njofton Insajderi.
Vetë presidenti i napolitanëve, Aurelio de Laurentiis, i ka uruar mirëseardhje teknikut italian.
“Jam shumë i kënaqur t’u njoftoj se Luciano Spalleti do të jetë trajneri i Napolit, duke nisur nga 1 korriku. Mirësevjen Luciano, bashkë do të bëjmë një punë të madhe”, shkroi presidenti napolitan në rrjetet sociale.
62 vjeçari nuk ka udhëhequr ndonjë klub tash e dy vite, derisa është paguar nga Inter për shkak se është shkarkuar nga këta të fundit./Insajderi.com