Nasa gjen galaktikën që duket sikur TIE Fighter në “Star Wars”

Nasa gjen galaktikën që duket sikur TIE Fighter në “Star Wars”

Nasa ka zbuluar një galaktikë aktive që duket shumë e ngjajshme me galaktikën “Star Wars” në serialin me të njejtin emër.

Kjo galaktikë e ka formën unike të një ‘luftëtari mbretëror yjesh’, mirëpo është e paarritshme për njerëz sepse është larg rreth 500 milion vite dritë, raporton The Sun, shkruan Insajderi.

Galaktika ndodhet në konstelacionin e Cassiopeia dhe konsiderohet ‘aktive’ për shkak të sasisë së madhe të dritës që përcjell.

Hulumtuesit kanë vërejtur galaksinë prej rrezeve gamma në vitin 2015, por së voni e analizuan me më shumë vëmendje.

“Herën e parë që i pashë rezultatet, menjëherë mendova që dukej sikur luftëtari TIE në “Darth Vader” nga episoda 4 e Star Wars.

“Ishte një befasi argëtuese, por paraqitja e saj në frekuenca të ndryshme të radios na ka ndihmuar të kuptojmë më shumë lidhur me se si galaksitë aktive mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike për një dekadë”.

Hulumtuesit përdorën teleskopin e hapësirës Nasa Fermi Gamma-ray dhe Chandra X-Ray Observatory për të fotografuar galaktikën.

Forma unike e kësaj galaksie vjen si rezultat i dy satelitëve me grimca të energjisë së lartë. Këto grimca udhëtojnë pothuajse me  shpejtësinë  e dritës në drejtime të ndryshme, duke krijuar pamjen e luftëtarit TIE./Insajderi.com