fbpx

NASA në misionin e parë për “të prekur diellin”

NASA në misionin e parë për “të prekur diellin”

NASA do të mbajë një konferencë për media për të informuar për nisjen e misionit të parë për “të prekur diellin”.

Agjencia dëshiron të dërgojë një anije kozmike më afër diellit se kurrë më parë, ku ajo anije do të ballafaqohet me temperatura dhe nivele rrezatimi ekstreme.

NASA do të flasë për këtë mision “Solar Probe Plus” të mërkurën në një konferencë, e cili do të jetë e qasshme drejtpërdrejtë në televizionin e NASA-s dhe webfaqen e saj nga ora lokale 4 pasdite.

Anija kozmike, e cila do të niset në verë të vitit 2018, do të ketë detyrën e mbledhjes së informatave për mekanizmat e të nxehtit në koronë të diellit, pjesën më të jashtme të atmosferës së diellit, raporton The Independent.

Për arsye ende të paqarta, korona është me qindra herë më e nxehtë se vetë sipërfaqja e diellit, me temperatura 500 mijë gradë celsius apo më të larta.

“E vendosur në orbitë rreth katër milion milje larg nga sipërfaqja e diellit, dhe në temperatura e rrezatime si nuk është afruar asnjë anije më parë në histori, kjo anije kozmike do të eksplorojë atmosferën e diellit dhe do të bëjë vëzhgime kritike të cilat do t’i përgjigjen pyetjeve me dekada të vjetra të fizikës se si yjet punojnë”, ka thënë Nasa.

Gjithashtu rezultatet do të përmirësojnë parashikimet e ngjarjeve hapësinore të cilat ndikojnë Tokën, dhe astronautët në hapësirë.

Ndërsa mënyra se si pritet që kjo anije kozmike t’u qëndrojë temperaturave, është përmes një mburoje të trashë (11,5 cm) me përzierje karboni. /Insajderi.com