NASA: Një asteroid në drejtim të Amerikës një ditë para zgjedhjeve

NASA: Një asteroid në drejtim të Amerikës një ditë para zgjedhjeve

Midis një pandemie, trazirash civile dhe një sezoni të përçarë të zgjedhjeve në SHBA, tani një asteroid po afrohet drejt Amerikës, njofton Insajderi.

Dhe, një ditë para zgjedhjeve.

Objekti qiellor i njohur si 2018VP1 është parashikuar të afrohet në Tokë më 2 nëntor, sipas Qendrës për Studime të Objekteve Afër Tokës në Laboratorin e Propulsionit Jet të NASA-s.

Diametri i saj është 0.002 km sipas të dhënave të NASA-s. Ai u identifikua së pari në Observatorin Palomar në Kaliforni në vitin 2018.

NASA thotë se ka tre ndikime të mundshme, por “bazuar në 21 vrojtime që zgjasin 12.968 ditë”, agjensia ka përcaktuar se asteroidi – ndoshta – nuk do të ketë një ndikim të thellë, e lëre më të sjellë shkatërrim.

Mundësia që ai të godasë është vetëm 0.41%, tregojnë të dhënat. /Insajderi.com

Burimi: CNN