Natë magjike nga Messi, e kalon Pelen me gola

Natë magjike nga Messi, e kalon Pelen me gola

E ndryshoi numrin, por magjia e tij mbetet e njëjtë.

Leo Messi ka dëfryer publikun në “Parkun e Princave” me paraqitjen e tij në fushën e gjelbër sontë.

Argjenintasi shënoi dy herë, në fitoren që PSG-ja e realizoi me rezultat 4-1 kundër Club Brugge.

Me këtë dygolshës, Messi hyri edhe një herë në historinë e futbollit, duke shtuar edhe një rekord të ri.

Tashmë ai ka shënuar 758 gola si profesionist – duke e kaluar legjenden braziliane, Pele, i cili ka gjithsej 757.

Goli i parë, i shënuar nga Messi

Për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, kjo ishte paraqitje – ndoshta më e mira që kur e ka veshur fanelën e parsienëve.

Në pesë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, ai ka shënuar gjashtë gola, duke treguar paraqitje solide, për dallim nga Ligue 1, ku ka shënuar vetëm një herë.

Një ndeshje fenomenale e zhvilloi edhe Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez, shënoi dy gola, ndërsa kontriboi edhe me një asistim.

Në takim tjetër, të zhvilluar në të njëjtin orar, Leipzigu shënoi fitore minimiale me rezultat 2-1.

Si përfundimm, City e mbyll këtë fazën e grupeve si lider, me 12-të pikë të grumbulluara.

Kurse, PSG-ja, me një pikë më pak, mbetet në vendin e dytë.

Lepzigu do të vazhdojë garat në Europaligë, kurse Club Brugg përshëndetet me garat evropiane për këtë sezonë. /Insajderi.com