NATO blen uniforma të dimrit; Rusia porositë: Më mirë blini libra të historisë

Pas lajmit se NATO po blen uniforma për operacione në -40 shkallë të Celsiusit, misioni i përhershëm i Rusisë pranë NATO-së i ka “rekomanduar” Aleancës Veriatlantike që në vend të uniformave të dimrit të blejnë libra të historisë të mësojnë se çfarë ka ndodhur me gjermanët në Stalingrad gjatë Luftës së Dytë Botërore.

NATO blen uniforma të dimrit; Rusia porositë: Më mirë blini libra të historisë

“Kjo me siguri është e nevojshme për të dëshmuar planifikimin e mbrojtjes ushtarake të NATO-s. Ndoshta është më mirë që të blejnë libra të historisë, për shembull, mbi Stalingradin”, pretendohet në llogarinë zyrtare të përfaqësisë së Rusisë në Twitter.

Më herët është publikuar se NATO do të blejë 78 mijë uniforma komplete të maskuara, si dhe uniforma për operacione në -40 gradë të Celsiusit.

Komandanti i Flotës Veriore të Rusisë, admirali Nikolai Yevremnov pretendon se “prania ushtarake e NATO-s në Arktik do të rritet, dhe me këtë do të rritet edhe rreziku i konfliktit në rajon”./Insajderi.com.