“Navalny mund të vdes në çdo minutë” – deklaron mjeku i tij

“Navalny mund të vdes në çdo minutë” – deklaron mjeku i tij

Mjekët e kritikuesit të burgosur nga opozita ruse, Alexei Navalny, kanë paralajmëruar përkeqësimin e  gjendjes shëndetësore të tij, duke aluduar në sulm kardiak te 44-vjeçari në javën e tij të tretë të grevës së urisë, transmeton Insajderi.

Yaroslav Ashikhmin – mjeku i Navalnyt, ka shkruar të shtunën në një postim në Facebook, se kishte pranuar rezultatet e testit nga familja e pacientit të tij, rezultate këto të cilat e bënë atë të frikësohej se Navalny “mund të vdes në çdo minutë”.

Sipas tij, rezultatet e testit të Navalny treguan nivele të ngritura ndjeshëm të kaliumit, i cili mund të sjell arrest kardiak dhe nivele të rritura të kreatininës, që tregojnë veshkët e dëmtuara, raporton ‘Euronews’.

Mjekja tjetër, Anastasia Vasilyeva, tha se kreu i unionit rus të Aleancës së Mjekëve të mbështetur nga Navalny, postoi një fotografi të asaj që thuhej të ishte një kopje e testit të gjakut të pacientit të saj.

Ajo dhe mjekët e tjerë të Navalny, kishin shkruar një letër urgjente drejtorit të Shërbimit Federal të Burgjeve, duke kërkuar që të takonin pacientin e tyre.

Arrestimi i Navalny shkaktoi trazira popullore në të gjithë Rusinë. Ai u dënua me dy vjet e pesë muaj burg nga një gjykatë e Moskës me arsyetimin se qëndrimi i tij i gjatë në spital në Gjermani shkelte një dënim me kusht që ai kishte marrë në 2014 për përvetësim.

Navalny hyri në grevë urie në 15 mars për të protestuar ndaj refuzimit të shërbimit të burgut për të lejuar mjekët e tij personalë ta vizitojnë atë, pasi ai filloi të përjetonte dhimbje të forta shpine dhe një humbje të ndjenjës në këmbët e tij. /Insajderi.com