Navalny: Sporti nuk është gjithmonë i mirë për shëndet, jam arrestuar gjatë vrapimit

Kundërshtari i Kremlinit Alexei Navalny ka deklaruar se është arrestuar në Moskë, gjatë protestave gjithnjë e më të mëdha për shkak të përjashtimit të kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale në Rusi.

Navalny: Sporti nuk është gjithmonë i mirë për shëndet, jam arrestuar gjatë vrapimit

Navalny ka deklaruar në një video mesazh në Instagram se është arrestuar para banesës së tij derisa shkonte në vrapin e mëngjesit dhe ka shtuar se është dërguar në stacionin e policisë.

“Njerëzit kanë të drejtë kur thonë se sporti nuk është gjithmonë i mirë për shëndet”, ka thënë në mënyrë ironike Navalny.

Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh e ka konfirmuar arrestimin e Navalny-t në Twitter.

Kundërshtari i Kremlinit mbrëmë ka bërë thirrje për protesta  të reja të shtunën për shkak të refuzimit të kandidimit të opozitës për zgjedhjet komunale në Moskë.

Kjo masë ka shkaktuar në valë të protestave dhe kohë më parë në qendër të kryeqytetit rus janë mbledhur rreth 20.000 njerëz.

Regjistrimi i një numri të madh të kandidatëve të opozitës javën e kaluar është refuzuar zyrtarisht për shkak të parregullsisë të mbledhjes së nënshkrimeve të përkrahjes.

Këta kandidatë, në mes të cilëve ka edhe ithtarë dhe aleatë të Navalny-t, konsiderojnë se parregullsitë janë trilluar.

Sipas ligjit, kandidatët e pavarur duhet të mbledhin nënshkrimet e rreth 3 për qind të votuesve potencial për këto zgjedhje, e kjo është në mes të 4.500 dhe 5.000 nënshkrime./Insajderi.com.