NBA: Holiday zgjatë për katër vite kontratën me Milwaukee Bucks në vlerë prej 160 milionë dollarësh

NBA: Holiday zgjatë për katër vite kontratën me Milwaukee Bucks në vlerë prej 160 milionë dollarësh

Ylli i basketbollit Jrue Holiday dhe skuadra Milwaukee Bucks janë dakorduar për një zgjatje maksimale katërvjeçare të kontratës me vlerë prej 160 milionë dollarësh, konfirmoi një burim i brendshëm i NBA-së, transmeton Insajderi.

“Jrue Holiday dhe Bucks u dakorduan për një zgjatje maksimale katërvjeçare me vlerë deri në 160 milionë dollarë”, tha Shams Charania në Twitter.

Holiday, i cili më parë ka luajtur për Philadelphia 76ers dhe New Orleans Pelicans, ka një mesatare prej 17 pikësh, 4,6 kërcimesh dhe 5,4 asistimesh në 38 ndeshje për Bucks gjatë këtij sezoni.​​​​​​​ /Insajderi.com