NBA: James Harden për 10 ditë do të mungojë te Brooklyn Nets shkaku i dëmtimit

NBA: James Harden për 10 ditë do të mungojë te Brooklyn Nets shkaku i dëmtimit

Mbrojtësi All-Star i Brooklyn Nets, James Harden do të jetë jashtë fushës së basketbollit për gati 10 ditë për shkak të dëmtimit, njoftoi ekipi i tij, njofton Insajderi.

“James Harden iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale sot më herët, e cila zbuloi një tendosje. Harden do të vazhdojë të rehabilitojë lëndimin dhe do të rivlerësohet në afërsisht dhjetë ditë”, tha përfaqësuesi i Konferencës Lindore të NBA-së në Twitter.

Harden fillimisht u dëmtua në mars gjatë ballafaqimit kundër Houston Rockets.

Megjithatë, dëmtimi i tij i kërcit u rishfaq kur u kthye në lojë në ndeshje kundër New York Knicks të hënën.

Basketbollisti 31-vjeçar u largua nga loja në çerekun e parë për shkak “të lëndimit të kërcit të këmbës”.

Brooklyn Nets pa Harden fitoi ndaj New York Knicks me rezultatin 114:112. /Insjaderi.com