NBA: James Harden rikthehet për Houston Rockets në sfidën ndaj Portland Trail Blazers

NBA: James Harden rikthehet për Houston Rockets në sfidën ndaj Portland Trail Blazers

Ylli i Houston Rockets, James Harden do të jetë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e ardhshme kundër Portland Trail Blazers, njofton Insajderi.

Harden shkeli protokollet e koronavirusit pasi mori pjesë në një aheng të mbyllur më 21 dhjetor.

Por, ai nuk do të humbasë ndeshjen tjetër pasi kjo ishte shkelja e tij e parë që ndodhi në Krishtlindje, sipas Komisionerit të NBA-së, Adam Silver.

“Është precedent që disiplina të rritet. Janë Krishtlindjet, ishte shkelja e parë. Të them sinqerisht, 50 mijë dollarë janë kufiri i autoritetit tim sipas Marrëveshjes Kolektive”, tha ai të enjten.

“Nëse loja do të ishte zhvilluar mbrëmë, siç ishte planifikuar dhe ai nuk do të lejohej të luaj për shkak të veprimeve të tij, ai do të kishte humbur një lojë dhe një pagë. Ne vetëm sa kemi filluar me këto protokolle dhe kjo dukej e drejtë në shkallën e parë. Janë Krishtlindjet”, shtoi ai.

Ndeshja e së mërkurës midis Houston Rockets dhe Oklahoma City u shty nga NBA për shkak të rasteve me COVID-19 tek Rockets. Harden u gjobit me 50 mijë dollarë. /Insajderi.com