
Ylli i Golden State Warriors, Klay Thompson, do të humbasë të gjithë sezonin 2020-2021 si pasojë e lëndimit njofton Insajderi.
Të enjten ESPN, transmetoi se Thompson lëndoi këmbën e djathtë ndodhi një stërvitjeje të mërkurën në Kaliforninë Jugore, njoftoi ekipi i Golden State.
Klay Thompson iu nënshtrua testimeve shtesë të enjten në mëngjes, ndërsa lojtari 30 vjeçar humbi sezonin e kaluar pasi u dëmtua në finalet e vitit 2019 të NBA-së në ndeshjen kundër Toronto Raptors. /Insajderi.com