Superylli i Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Paul George ka vazhduar kontratën e tij me Los Angeles Clippers për katër vjet për një shumë prej 190 milionë dollarë, njofton Insjaderi.
“George nënshkroi kontratë maksimale që i garanton atij deri në 226 milionë dollarë”, njoftoi Adrian Vojnarowski për ESPN të enjten vonë.
George do të ketë opsion të lojtarit në sezonin 2024-2025, shtoi ai.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ekipin dhe tifozët tanë, për të siguruar një angazhim afatgjatë nga një prej lojtarëve kryesorë në NBA”, tha presidenti i operacioneve të basketbollit në Clippers, Lawrence Frank.
George sezonin e parë për Clippers-at shënoi një mesatare prej 21.5 pikë, 5.7 kërcime dhe 3.9 asiste. /Insajderi.com