NBA planifikon kthimin në këtë datë

NBA planifikon kthimin në këtë datë

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, është duke planifikuar të kthehet në parket më 31 korrik.

Më 4 qershor, Bordi i Guvernatorëve të NBA, ka pranuar që 22 ekipe ta vazhdojnë apo rifillojnë sezonin e rregullt 2019/20 më 31 korrik.

22 skuadra do të vazhdojnë me tetë ndeshje në sezonin e rregullt, pason një turne i mundshëm për ‘play-in’ ku mbesin tetë skuadra dhe më pas të zhvillohet ‘play-offi’.

NBA u ndërpre më 11 mars për shkak të pandemisë Coronavirus.

/Insajderi.com/